Sport

Humbi nënën ditën e djeshme, Armand Duka bën dedikimin prekës: Në këtë situatë të vështirë të…

15 Prill 2020, 16:33 Nga DOSJA
Humbi nënën ditën e djeshme, Armand Duka bën dedikimin

TIRANË- Ditën e djeshme, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka mori lajmin e keq për ndarjen nga jeta e nënës së tij. Numri një i futbollit shqiptar, falenderoi të gjithë personat që e ngushëlluan dhe në pamundësi për të përcjellë nënën e tij në banesën e fundit me të gjitha zakonet për shkak të koronavirusit, Duka në Facebook uron që kjo situatë të kalojë sa më shpejt në mënyrë që nëna e tij të kujtohet me të gjitha vlerat që i takon.

POSTIMI I PLOTË

Të nderuar Miq, Në këto ditë të vështira nuk arrita ta përcjell Mamin tim sipas të gjitha zakoneve të cilat ne dhe ajo donim shumë t’i respektonim. Dua t’ju falënderoj të gjithëve, miqtë e të afërmit që arritën ta përcjellin Mamin për në banesën e fundit, që na ngushëlluan përmes telefonatave e mesazheve të shumta.

Uroj ta kalojmë sa më parë këtë situatë të vështirë e të rikujtojmë edhe njëherë Mamin tonë apo siç do të thonin qindra nxënës që ka mësuar dhe edukuar në 40 vite arsimi e mësuesie: Zysh Vajdijen. Ju përqafoj të gjithëve!

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armand duka vajdie duka armand duka vajdie duka

Sondazh

Poll