Aktualitet

“Flemë nga tre veta në dhomë, nuk na kanë bërë asnjë analizë”/ Shqiptarët e karantinuar në hotelet e Korçës: Jem

16 Prill 2020, 09:29 Nga DOSJA
“Flemë nga tre veta në dhomë, nuk na kanë

Korçë– Emigrantët e kthyer nga Greqia, të cilët janë akomoduar në një nga hotelet e Korçës ankohen për kushtet e vështira ekonomike në të cilat ndodhen.  Ata kanë deklatuar se janë nga tre veta në dhomë dhe se nuk u kanë bërë asnjë analizë.

Na gënjyen për hotelin nga dyfishuan pagesën ditore, nga 600 lekë në 1200 lekë. Jemi ne kushte ekstreme, hamë sufllaqe dhe qumësht me pluhur. Kushtet shumë të vështira. Na genjyen per hotelin. Flemë 3 veta në një dhomë. Nuk na kane bere asnje analize. Kemi femijet pa buke. Jemi shumë keq. S’kemi asnjë lekë”, janë shprehur ata për Abc news. 

Çfarë ka deklaruar kryeministri Edi Rama për riatdhesimin?

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se do të lejohen të futen në tokën shqiptare, vetëm personat që janë rezidentë në Shqipëri. Ai ka sqaruar se shqiptarët që do të futen në atdhe do të karantinohen për 14 ditë në hotele. Sot Rama ka theksuar se fjetja nq hotele do të mbulohet nga shteti, ndërsa ushqimin do ta paguajë qytetari, i cili do të kushtojë 7 euro në ditë.  Ndërsa, për personat që janë rezidentë në shtete të tjera, nuk do të futen në atdhe derisa të përfundojë pandemia.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama emigrantet e bllokuar edi rama emigrantet e bllokuar

Sondazh

Poll