Aktualitet

E gjithë familja e prekur, konfirmohen 3 raste të reja me koronavirus në Fier

16 Prill 2020, 07:42 Nga DOSJA
E gjithë familja e prekur, konfirmohen 3 raste të reja me koronavirus

Fier- Konfirmohen edhe 3 raste të reja me COVID-19 në qytetin e Fierit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të infektuarit janë pjestarë të një familje dhe banojnë në lagjen“Afrim i ri”. Dyshohet se ata janë infektuar nga kontakte të rastit dhe nuk kanë pasur histori udhëtimi jashtë vendit.

 

Shqipëria është ende në luftë me COVID-19. Deri më tani në vendin tonë rezultojnë të infektuar 494 persona, janë shënuar 25 viktima dhe 251 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 252 personave të dyshuar. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e marra për COVID-19.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll