Aktualitet

Pistoletë me 7 fishekë, 47-vjeçari nga Golemi i ikën policisë me ‘Audi”, arrestohet pas 5 km ndjekjeje

16 Prill 2020, 07:51 Nga DOSJA
Pistoletë me 7 fishekë, 47-vjeçari nga Golemi i ikën

DURRËS– Një 47-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit pasi është kapur me armë zjarri. 47-vjeçari me inicialet A. B., banues në Golem, Kavajë është pikasur teksa qarkullonte me armë zjarri në një orar që nuk lejohet, sipas rregullave të vendosura për shkak të situatës së Covid-19.  Pasi i është bërë shenjë të ndalohet, 47-vjeçari është larguar nga sheshi “Pranvera”, në Durrës me mjetin e tij.

Pas një ndjekjeje prej 5 km është vënë në pranga, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Pas kontrollit të ushtruar u konstatua se në sediljen e pasme ndodhej një çantë krahu brenda së cilës ndodhej një pistoletë tip “TT” dhe një krehër me 7 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë

Në automjetin e 47-vjecarit Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për përmbushej e detyrave funksionale, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Në këtë kuadër, shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, duke përfituar edhe nga situata, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar punën për bllokimin e mjetit dhe të personit që dyshohej se qarkullonte me armë. Shërbimet e Policisë kanë konstatuar mjetin e dyshuar në lëvizje të sheshi “Pranvera”, në Durrës dhe i kanë bërë shenjë për ndalim. Drejtuesi i mjetit ka kundërshtuar urdhrin e dhënë dhe është larguar me shpejtësi, por pas 5 km ndjekje nga ana e Policisë është bërë e mundur që në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, të bllokohej mjeti tip Audi që drejtohej nga shtetasi A. B., 47 vjeç, banues në Golem, Kavajë.

Pas kontrollit të ushtruar u konstatua se në sediljen e pasme ndodhej një çantë krahu brenda së cilës ndodhej një pistoletë tip “TT” dhe një krehër me 7 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres kapet 47 vjecari i armatosur durres kapet 47 vjecari i armatosur

Sondazh

Poll