Sport

RAI Sport në zi, ndërron jetë njeriu që komentoi futbollin dhe basketbollin në 28 vite

15 Prill 2020, 09:08 Nga DOSJA
RAI Sport në zi, ndërron jetë njeriu që komentoi futbollin

RAI ka humbur një legjendë. Eksperti i futbollit dhe basketbollit (dhe sidomos fytyra e këtij televizioni në sportin e basketbollit), Franco Lauro, është ndarë dje nga jeta në Romë.

Nuk bëhet fjalë për një vdekje si pasojë e koronavirusit. Lauro ishte 58 vjeç dhe raportohet ka pësuar infarket. Mjekët nuk arritën t’i shpëtonin jetën.

Për vite me radhë ai ka qenë zëri i telekronikave. Në 28 vjet ka komentuar 8 Olimpiada verore e një dimërore, 6 edicione Botërori të futbollit dhe po aq Kampionate Europianë. Në basketboll Lauro ka komentuar 12 Europianë dhe 3 kampionate botërorë.

“Gazetar i gjithanshëm, i apasionuar pas punës së tij, ekspert i futbollit e basketbollit. Me humbjen e tij, bota e gazetarisë sportive humb një profesionist të gjithanshëm dhe një njeri me sensibilitet e xhentilesë të lartë”, ka shkruar RAI për lajmin e vdekjes së kësaj ikone të gazetarisë sportive.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ekspert franco lauro rai ekspert franco lauro rai

Sondazh

Poll