Bota

Bilanc tragjik në Francë / 1,438 të vdekur dhe 4,560 të infektuar me Covid-19 brenda 24 orëve

15 Prill 2020, 18:33 Nga DOSJA
Bilanc tragjik në Francë / 1,438 të vdekur dhe 4,560 të

FRANCË– Numri i viktimave në Francë po rritet ndjeshëm, ku sipas autoritetve shëndëtësore gjatë 24-orëve kanë humbur jetën 1,438 persona dhe numri total i viktimave në total ka shkuar në 17,167.

Po ashtu bëhet me dije se gjatë këtyre orëve janë infektuar 4,560 qytetarë nga COVID-19, duke e çuar totalin në 147,863. 

Deri më tani janë shëruar 30,955 dhe në gjendje të rëndë janë 6,457 pacientë, ndërkohë mësohet se në të gjithë Francën janë kryer 333,807 testime.

Mbi 2 milionë njerëz rezultojnë të infektuar me COVID-19 në botë. Deri më tani kanë humbur jetën 129,842 persona. Vendet më të prekura janë SHBA, Kina, Italia, Franca dhe Spanja. SHBA ka numrin më të madh të viktima, pasi atje kanë humbur jetën 26,290 persona dhe rezultojnë të infektuar 618,325 të tjerë.

21,645 persona kanë humbur jetën deri më tani në Itali. Vendi i tretë në botë për numrin e lartë të viktimave e zë Spanja, pasi në këtë shtet janë shënuar 18,579 viktima dhe 177,633 qytetarë janë prekur nga COVID-19.

Burimi: Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne france koronavirusi ne france

Sondazh

Poll