Bota

Humb jetën në moshën 33 vjeçare djali i madh i sundimtarit të Emirateve të Bashkuara

15 Prill 2020, 18:07 Nga DOSJA
Humb jetën në moshën 33 vjeçare djali i madh i sundimtarit

ARABI- Shejh Rashid bin Mohamed bin Rashid Al Maktoum djali i madh i sundimtarit të Emirateve të Bashkuara Arabe është gjetur i vdekur përpara shtëpisë së tij. 33 vjeçari mësohet se kishte pësuar një goditje në zemër.

Shejh Rashid e kishte botën në këmbët e tij me pasurinë dhe privilegjet që e rrëthonin . I arsimuar në shkollat më të mira dhe jeta e tij dukej e magjepsur. Babai i tij është një nga 10 mbretërorët më të pasur në botë me një pasuri prej më shumë se 3.3biliardë.

Sheik Rashid fillimisht ndoqi shkollën që ishte vetëm për djem në Dubai e më pas arsimin e përfudoi në Britani. Ai ndoqi Akademinë Ushtarake Sandhurst dhe u diplomua në 2002, vetëm tre vjet para se Princi Harry të studionte atje.

Ai ishte një kalorës i mprehtë, dhe mori pjesë në shumë ngjarje të kuajve, madje fitoi dy medalje ari në Lojërat Aziatike në 2006. Sheikh Rashid ishte gjithashtu një tifoz i apasionuar pas futbollit dhe ishte një përkrahës i mprehtë i Manchester United. Ai u emërua president i Komitetit Olimpik të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe ishte partner në një firmë investimesh.

Por gjashtë vjet pas diplomimit të tij nga Sandhurst, mbretit i thanë që ai nuk do të bëhej Croën Prince i Dubai, pasi këtë pozitë do ta merrte vëllai i tij më i vogël, Hamdan.Arsyeja zyrtare ishte që Hamdan ishte thjesht më i përshtatshëm për rolin sesa vëllai i tij i moshuar .

Ndërkohë disa thashetheme të dala nga konsullata amerikane në Dubai u tha se ai kishte bërë një vrasje në Uashington, dhe kjo e kishte bërë që ai të mos ishte një trashgimtarë.

Në vitin 2010, Sheik Rashid kishte dhënë dorëheqjen nga pozita e tij nga Komiteti Olimpik, duke thënë se kishte angazhime të tjera e pas disa vitesh ai u luargua nga jeta publike. Ndërkohë kishin dëgjuar se ishte marrë me orgji dhe drogë.

Burimi: Mirror

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shejh rashid shejh rashid

Sondazh

Poll