Bota

SHBA, Italia dhe Spanja tre vendet e para më të godituta, lista e zgjerimit të Covid-19 në çdo kontinent

15 Prill 2020, 16:26 Nga DOSJA
SHBA, Italia dhe Spanja tre vendet e para më të godituta, lista e

SHBA– Covid-19 ka “gjunjëzuar” shtete të fuqishme në mbarë botën ku deri më tani në rang global numri i të vdekurëve ka shkuar mbi regjistruar deri më tani 2 milionë të infektuar në mbarë botën, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 129,842.

Ndonëse koronavirusi nisi në Kinë dhe qëndroi atje për më shumë se 3 muaj, por tashmë SHBA është vendi më i goditur në botë nga COvid-19

Në një listë të vende më të prekura BBC ka bërë një ndarje sesi koronavirusi është përhapur në mbarë botën.

Sipas listës shihet se Afrika ka regjistruar deri më tani 14.336 raste, 693 vdekje dhe 2.681 të shëruar.

Amerika e Veriut ka konfirmuar të paktën 609.183 raste, 25.257 viktima dhe 52.322 të shëruar.

Amerika Latine dhe Karaibet kanë regjistruar deri më tani 71.784 raste, 3.093 viktima dhe 12.976 të shëruar nga virusi.
Në Azi janë rregjistruar deri më tani 208.582 raste, 6.539 viktima dhe 100.095 të shëruar.
Europa ka regjistruar deri tani 927.807 raste, 82.484 të vdekur dhe 241.379 të shëruar.
Lindja e Mesme ka regjistruar deri tani 108.713 raste, 5.193 të vdekur dhe 54.911 të shëruar.

Shtetet që kanë shënuar më shumë të infektuar:

SHBA: 618,856

Spanja: 177,633

Italia: 165,155

Gjermania: 132,747

Franca: 143,303

Britania e Madhe: 98,467

Kina: 82,295

Irani: 76,389

Turqia: 65,111

Belgjika: 33,573

Mbi 2 milionë njerëz rezultojnë të infektuar me COVID-19 në botë. Deri më tani kanë humbur jetën 129,842 persona. Vendet më të prekura janë SHBA, Kina, Italia, Franca dhe Spanja. SHBA ka numrin më të madh të viktima, pasi atje kanë humbur jetën 26,290 persona dhe rezultojnë të infektuar 618,325 të tjerë. 21,645 persona kanë humbur jetën deri më tani në Itali. Vendi i tretë në botë për numrin e lartë të viktimave e zë Spanja, pasi në këtë shtet janë shënuar 18,579 viktima dhe 177,633 qytetarë janë prekur nga COVID-19.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll