Bota

Klinika Infektive në Kosovë tregon gjendjen e pacientëve me Covid-19: 53 të shtruar, 12 në oksigjeno-terapi, 3 në kujdes i

15 Prill 2020, 16:18 Nga DOSJA
Klinika Infektive në Kosovë tregon gjendjen e pacientëve me

KOSOVË- Drejtoresha e Klinikës Infektive në Kosovë , Lindita Ajazaj Berisha, ditën e sotme në një konferencë për shtyp ka njoftuar se si është gjendja e pacientëve me Covid-19, që jaën të shtruar aktualisht në spital.

Ajo bëri me dije se aktualisht në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 53 persona me COVID-19, prej tyre 39 janë në gjendje të qëndrueshme, 12 me oksigjeno-terapi dhe tri raste janë në terapi intensive. Po ashtu ajo ka shtuar se 3 persona do të dalin nga spitali pasi janë shëruar nga Covid-19, ndërkohë ka folur dhe për viktimën e 9, ku ka thënë se 69-vjeçari që humbi jetën kishte dhe problem të tjera shëndetësore.

Po ashtu doktoresha bëri të ditur se janë edhe 14 raste në Klinikë që janë në pritje të analizave, por sipas saj ky numër mund të ndryshojë pasi gjatë gjithë kohës ka vizita mjekësore dhe në rastet kur ka indikacione pranohen deri në marrjen e rezultateve. Berisha ka folur edhe për stafin mjekësor, duke njoftuar se deri tani janë pesë infermiere të infektuara. Dy prej tyre janë shëruar, një është drej shërimit dy tjera janë në gjendje të qëndrueshme.

Mbi 2 milionë njerëz rezultojnë të infektuar me COVID-19 në botë. Deri më tani kanë humbur jetën 129,842 persona. Vendet më të prekura janë SHBA, Kina, Italia, Franca dhe Spanja. SHBA ka numrin më të madh të viktima, pasi atje kanë humbur jetën 26,290 persona dhe rezultojnë të infektuar 618,325 të tjerë. 21,645 persona kanë humbur jetën deri më tani në Itali. Vendi i tretë në botë për numrin e lartë të viktimave e zë Spanja, pasi në këtë shtet janë shënuar 18,579 viktima dhe 177,633 qytetarë janë prekur nga COVID-19.

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove lindita ajazaj berisha koronavirusi ne kosove lindita ajazaj berisha

Sondazh

Poll