Bota

COVID-19/ Trump ndërpret fondet për OBSH-në, kreu i OKB-së, Guterres: Është koha të punojmë së bashku

15 Prill 2020, 07:41 Nga DOSJA
COVID-19/ Trump ndërpret fondet për OBSH-në, kreu i OKB-së,

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donand Trump ka bërë të ditur se vendi i tij po ndërpret fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, në mes të pandemisë së koronavirusit të ri, pasi OBSH  ka dështuar në misionin e saj.

Por, menjëherë ka reaguar, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, i cili  bën thirrje për mbështetjen e OBSH-së. Ai paralajmëroi se nuk është koha për ndërprerjen e fondeve për operacionet e organizatave humanitare si dhe për OBSH-në.

“Siç kam thënë më herët, tani është koha për unitet dhe bashkësia ndërkombëtare të punojë së bashku në solidaritet për të ndaluar këtë virus dhe pasojat e tij shkatërruese”, ka deklaruar ai.

Së fundmi, Presidenti Donald Trump ka marrë vendimin për të ndërprerë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Këtë vendim, Trump e bëri të ditur gjatë një mbledhjeje me taskforcën e ngritur për Covid-19, në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i SHBA-ve deklaroi se OBSH-ja po keqmenaxhon situatën.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota antonio guterres trump nderpret fondet per obsh antonio guterres trump nderpret fondet per obsh

Sondazh

Poll

Bota 14 Prill 2020, 20:01

ITALI– Disa analiza të fundit të kryera nga studiuesit italianë dhe amerikanë kanë treguar se koronavirusi ka pësuar mutacione.Studiuesit nga Universiteti...