Aktualitet

Lehtësimi i masave, mjeku Sulçebe: Duhen bërë mënyrë graduale, virusi mund të kthehen nëse qytetarët nuk edukohen

14 Prill 2020, 19:39 Nga DOSJA
Lehtësimi i masave, mjeku Sulçebe: Duhen bërë

TIRANË- Mjeku imunolog, Genc Sulçebe është shprehur sot se lehtësimi i masave nga qeveria është i nevojshëm në këtë moment, por duhen bërë me shumë kujdes, pasi mund të kthehen dhe në bumerang. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Sulçebe tha se virusi mund të kthehet pas lehtësimit të masave, ndaj duhet marrë vendime në mënyrë graduale.

Tani duhet të jemi shumë të kujdesshmë për lehtësimin e masave. Virusi është kudo. Jo se ne e kaluam pikun dhe tani s’duhet të kemi masa. Ka mundeësi që me lehtësimin e masave virusi të rikthehet sërish. Sigurisht lehtësimi është i nevojshëm por duhet bërë gradualisht.

Përveç masave, një rëndësi të veçantë ka dhe edukimi i masës. Duhet të edukohemi, të distancohemi, të mos kemi kontakte me shumë njerëz njëkohësisht, të përdorim maskat. Dhe jo vetëm në ambiente të mbyllura, por sa në sa më shumë ambiente të jetë e mundur”, u shpreh ndër të tjera imunologu.

Më tej ai foli dhe për arritjen e imunitetit të qytetarëve, e sipas tij kjo bëhet vetëm me infektim. “Për deri sa nuk është vaksina, imuniteti duhet të arihet nëpërmjet infektimit natyral. Por kjo  nuk do thotë se ne do semurëmi të gjithë, pasi shumë nuk kanë simptoma kur preken”, shtoi ai.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet genc sulcebe lehtesimi i masave te covid-19 masat kunder covid 19 genc sulcebe lehtesimi i masave te covid-19 masat kunder covid 19

Sondazh

Poll