Aktualitet

COVID-19/ Policia dhe Ushtria ‘blindojnë’ rrugët, Ardi Veliu porosit efektivët në terren: Mos toleroni asnjë pa autoriz

14 Prill 2020, 13:23 Nga DOSJA
COVID-19/ Policia dhe Ushtria ‘blindojnë’ rrugët, Ardi

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka inspektuar sot të gjitha pikat e kontrollit  për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Mësohet se Veliu ka porositur shërbimet që të mos tolerojnë asnjë drejtues mjeti 4+1, i cili pavarësisht autorizimit që mund të ketë, lëviz jashtë fashave orare të lejuara, si dhe jashtë destinacionit për të cilin ka marrë autorizim. Gjithashtu është sqaruar edhe mënyra si duhet vepruar në raste emergjente. 

“Duke filluar nga dje ka ndryshim sa i përket lëvizjes. Janë bërë edhe disa ndryshime sa i përket lejes së lëvizjes së këmbësorëve dhe të automjeteve që janë në funksion të lëvizjes së qytetarëve. Lejohet që të shkohet nga shtëpia deri në punë nga ora 05:08.00 të mëngjesit dhe nga ora 16-17.30 pasdite. Të gjitha autorizimet në funksion të biznesit do të përdoren vetëm për punë-shtëpi. Nuk do të tolerohet lëvizja jashtë kësaj fashe. Mos abuzoni se të gjitha autorizimet e dhëna do të shfuqizohen dhe do të penalizoheni. Mjetet që transportojnë mallrat, nuk do të pengohen. Janë të lira të lëvizin gjithë kohës. Ata që kanë emergjencë shëndetësore, të marrin 112 të bëjnë të ditur destinacionin dhe numrin e targës dhe nuk do të pengohen,”-tha në fjalën e tij Veliu.

Së fundmi, Policia e Shtetit, në funksion të zbatimit të monitorimit të masave kufizuese, ka nisur kontrollin e territorit me anë të dronëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 ardi veliu koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Prill 2020, 10:23

FRANCË– Ai ka theksuar se para 10 vitesh ato kanë pasur një pacient me simptoma të ngjashme, i cili i shte i kafshuar nga një lakuriq nate, ndërsa ka theks...