Aktualitet

“Shkuam të blinim 2 kg patate, na arrestuan si kriminelë”, historia e çiftit nga Durrësi që qëndruan 3 ditë në parab

14 Prill 2020, 09:37 Nga DOSJA
“Shkuam të blinim 2 kg patate, na arrestuan si kriminelë”,

TIRANË– Ndonëse po jetojmë momente të vështira për shkak të pandemisë globale të COVID-19, ku qytetarëve u kërkohet të qëndrojnë në banesa, një histori e pazakontë vjen nga Durrësi.

Bëhet fjalë për Marsel Papajorgjin, 31 vjec dhe Oksana Ppapajorgjin, prindër të një vajze 8-vjeçare, të cilët kanë qëndruar për tre ditë në dhomat e paraburgimit të Durrësit pasi janë ndaluar nga policia e duke blerë produkte ushqimore në markatën e qytetit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se burrë e grua, banorë të lagjjes nr. 8 në Durrës u arrestuan me akuzën e thyerjes së karantinës, pasi kishin dalë çift në markatë, dhe duke mos ju përmbajtur masave mbrojtëse për virusin. Në gjykatë mes ankthit dhe frikës për të ardhmen e tyre gjykata vendosi “arrest shtëpie”.

Nëna e 31-vjecarit, e cilësoi arrestimin e djalit dhe të nuses së saj të padrejtë. “Dolën të blinin dy kile patate dhe u arrestuan si kriminelë. Nuk kanë bërë asgjë për të shkuar në polici e të qëndronin atje tre ditë. Nusja është e huaj ruse nuk di as gjuhën mirë”, tha nëna e djalit.

Edhe avokati mbrojtës Ilia Ilia e konsideroi arrestimin të padrejtë. Policia e Durrësit ka ashpërsuar masat dy ditët e fundit për çdo dalje të qytetarëve nga shtëpia kërkohet leja e miratuar nga E-Albania.

Marrë nga Balkanweb

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet familja ne durres koronavirusi ne shiqperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi arrestohet familja ne durres koronavirusi ne shiqperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll