Bota

“Ndihmë, jam shtatzënë, nuk kemi as ushqim, po fundosemi”/ Dhjetëra klandestinë po luftojnë për jetën, rrezikojnë t

14 Prill 2020, 07:06 Nga DOSJA
“Ndihmë, jam shtatzënë, nuk kemi as ushqim, po

Itali-Dhjetëra klandesinë ndodhen në mes të detin Mesdhe dhe kërkojnë ndihmë, pasi kanë frikë se mund të mbyten. Autoritetet italiane kanë pikasur një gomone me 47 emigrantë, të cilët bëjnë thirrje për ndihmë. Sipas mediave italiane, klandestinët kanë bërë thirrje për ndihmë në rrjetet sociale dhe shprehen se po luftojnë për jetën.

“Ndihmoni, ju lutemi, po fundosemi .Unë jam shtatzënë dhe nuk jam mirë. Vajza ime 7 vjeç është shumë e sëmurë. Ne nuk kemi ushqim dhe ujë, nuk kemi asgjë. Ata thanë që do të vijnë por askush nuk erdhi. Njerëzit po vdesin”, është shprehur një grua.

“Ne po ndjekim udhëzimet tuaja, por nuk po shohim ndonjë anije për shpëtim. Jemi në gjendje kritike, nuk mund të presim më, ju lutemi na ndihmoni”, tha një tjetër emigrant, që ndodhet me gomonen që mban gjithsej 47 persona.

Mësohet se gomonia ka devijuar rrugën dhe ende nuk është gjetur nga autoritetet.

Ndërkohë, 101 emigrantë të tjerë u shpëtuan, dhe u dërguan në  portin e Pozzallos. Ata janë transferuar në qendrën e eksperimentimit bujqësor në Rajonin e  Siçilisë, që ndodhet midis Comiso dhe Ragusa, ku janë futur në karantinë. Klandesitën janë të gjithë burra dhe vijnë nga Afrika.

Burimi: corriereadriatico.com

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emigrantët e bllokuar në detin mesdhe klandestinët në detin mesdhe emigrantët e bllokuar në detin mesdhe klandestinët në detin mesdhe

Sondazh

Poll