Bota

Rreth 2 milionë njerëz në botë janë prekur nga COVID-19/ 24,586 persona kanë humbur jetën në SHBA, ‘rizgjohet’ virus

14 Prill 2020, 06:23 Nga DOSJA
Rreth 2 milionë njerëz në botë janë prekur nga

Njerëzimi është në luftë me COVID-19. Rreth 2 milionë njerëz në të gjithë botën rezultojnë të infektuar me koronavirus. Ndërkohë, 123,404 kanë humbur jetën dhe 462,433  të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është SHBA-ja.  Në Amerikë deri më tani janë shënuar 24,586 viktima dhe 590,997 persona janë prekur nga virusi. Ndërsa në Kinë, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 89 raste të reja dhe në total kanë humbur jetën 3341 qytetarë.

Virusi është përhapur gjerësisht edhe në Europë. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 21,067. Në këtë shtet janë aktualisht të infektuar 162.488 persona. COVID-19 po bën ‘kërdinë’ edhe në Spanjë, pasi aty kanë humbur jetën 18,056 persona dhe janë të infektuar 172,541  të tjerë. Vendin e tretë në Europë për numrin e viktimave e zë Franca, pasi aty 14,967 persona kanë humbur betejën me COVID-19. Situata paraqitet më mirë në Gjermani, pasi në këtë shtet janë shënuar vetëm 3,261 viktima.

Po kështu  COVID-19 është përhapur shumë edhe në Ballkan. Çdo ditë rritet numri i të prekurve në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Greqi. Në Shqipëri janë infektuar 475 persona, 24 persona kanë humbur jetën.

Burimi: .worldometers.info/coronavirus/

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote viktimat e covid ne itali koronavirusi ne bote viktimat e covid ne itali

Sondazh

Poll