Bota

Protesta në Shkup, policia arreston tre shqiptarë që thyen karantinën, lagjia ngrihet në këmbë dhe kërkon lirimin e tyre

14 Prill 2020, 06:54 Nga DOSJA
Protesta në Shkup, policia arreston tre shqiptarë që thyen

MAQEDONI– Banorët e lagjes “Hasanbeg” në Shkup kanë thyer karantinë duke dalë në rrugë për të protestuar. Mediat vendase shkruajnë se banorët e lagjes “Hasanbeg” në Shkup kanë dalë të protestojnë pasi, policia ka arrestuar dhe ka rrahur tre shqiptarë, pasi kishin dalë nga banesa jashtë orës së lejuar.

Pas kësaj ngjarjeje, e gjitha lagjia është ngritur në këmbë për të protestuar dhe për të arritur lirimin e shqiptarëve.

Sipas këtyre banorëve policia maqedonase ka hyrë në shtëpitë e shqiptarëve dhe i ka shqetësuar. Pas lirimit të shqiptarëve, turma është shpërndarë e qetë në shtëpi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni protesta ne maqedoni shkup protesta ne maqedoni shkup

Sondazh

Poll