Bota

Lidere gra/ E përbashkëta e vendeve që i janë përgjigjur më mirë pandemisë! 4 ARSYET pse femrat po triumfojnë ndaj Covi

14 Prill 2020, 08:33 Nga DOSJA
Lidere gra/ E përbashkëta e vendeve që i janë

Po kërkoni shembuj të udhëheqjes së vërtetë në një krizë si kjo e pandemisë së koronavirusit? Nga Islanda në Tajvan dhe nga Gjermania në Zelandën e Re, gratë po i tregojnë botës se si menaxhohet një situatë e pazakontë si kjo e Covid-19. Në Finlandë, Islandë dhe Danimarkë, kjo pandemi është duke zbuluar që gratë kanë atë që duhet, kur kemi situatë të paprecedentë, si kjo e pandemisë globale. Shumë do të thonë se këto janë vende të vogla, ose ishuj, ose mund të gjejnë përjashtime të tjera të kësaj natyre. Por, Gjermania është e madhe dhe udhëheqëse ka një grua, dhe Mbretëria e Bashkuar është një ishull me rezultate shumë të ndryshme. Këta udhëheqëse po na dhurojnë një mënyrë alternative tërheqëse për të fituar fuqi. Çfarë po na mësojnë?

E vërteta

Angela Merkel, Kancelarja e Gjermanisë, u ngrit herët dhe me qetësi u tha bashkatdhetarëve të saj se ky ishte një problem serioz që do të infektonte deri në 70% të popullsisë. “Situata është serioze,” tha ajo, “merreni seriozisht.” Ajo e mori situatën seriozisht, kështu edhe populli gjerman vepruan në të njëjtën mënyrë. Testimi filloi që heret. Gjermania u hodh shpejt në veprim, është shumë më mirë se fqinjët evropianë, dhe ka gjasa që të fillojë të heqë kufizimet relativisht shpejt.

Vendosmëria

Ndër lëvizjet e para dhe më të shpejtat ishte ajo e Tsai Ing-ëen në Tajvan. Në janar, në shenjën e parë të një sëmundjeje të re, ajo prezantoi 124 masa për të bllokuar përhapjen, pa u dashur të përdorë bllokimet që janë bërë të zakonshme diku tjetër. Tani ajo po dërgon 10 milion maska ​​në SHBA dhe Evropë. Ing-ëen menaxhoi atë që CNN e ka quajtur “ndër reagimet më të mira në botë”, duke e mbajtur kontrollin e epidemisë, duke raportuar ende vetëm gjashtë vdekje.

Jacinda Ardern në Zelandën e Re imponoi izolim të njerëzve që hynin në Zelandën e Re në mënyrë të habitshme që në fillim, kur kishte vetëm 6 raste në të gjithë vendin, dhe ndaloi të huajt plotësisht të hynin menjëherë pas shfaqejes së koronavirusit. Qartësia dhe vendosmëria po e shpëtojnë Zelandën e Re nga stuhia. Nga mesi i prillit ata kanë pësuar vetëm katër vdekje.

Teknologjia

Islanda, nën udhëheqjen e KryeministresKatrín Jakobsdóttir, po ofron testimin e koronavirusit falas për të gjithë qytetarët e saj. Shumica e vendeve kanë testime të kufizuara te njerëzit me simptoma aktive. Islanda është ndryshe. Në përpjesëtim me popullsinë e saj, vendi ka ekzaminuar tashmë pesë herë më shumë njerëz sesa Koreja e Jugut, dhe ka krijuar një sistem të detajuar të përcjelljes që do të thotë se ata nuk duhet të mbyllen … ose të mbyllin shkollat.

Sanna Marin u bë liderja më e re e shtetit në botë kur u zgjodh dhjetorin e kaluar në Finlandë. Ajo përdori ndikuesit e mediave sociale si agjentë kryesorë në luftimin e krizës së koronavirusit. Kështu pati më tepër influencë dhe arriti të administrojë në mënyrë të shkëlqyer pandeminë.

Dashuria

Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, kishte idenë inovative të përdorimit të televizionit për të biseduar drejtpërdrejt me popullin e saj. Solberg zhvilloi një konferencë të dedikuar për shtyp, ku asnjë i rritur nuk lejohej. Ajo iu përgjigj pyetjeve të fëmijëve nga i gjithë vendi, duke marrë kohë për të shpjeguar pse ishte mirë të ndjehesh i frikësuar. Origjinaliteti dhe dukshmëria e idesë rezultuan një sukses. Sa risi të tjera të thjeshta, humane do të lëshonin më shumë udhëheqje femërore?

Në përgjithësi, empatia dhe kujdesi për të cilin kanë komunikuar të gjitha këto udhëheqëse femra duket se vijnë nga një univers alternative, ndryshe nga ai që jemi mësuar.

Ka pasur vite studimesh duke sugjeruar me kohë që stilet e lidershipit të grave mund të jenë të ndryshme dhe të dobishme. Përkundrazi, shumë organizata dhe kompani politike ende po punojnë për t’i detyruar gratë të sillen më shumë si burra nëse duan të udhëheqin ose të kenë sukses. Sidoqoftë, këta udhëheqës kombëtarë janë studime të rasteve të shtatë tipareve të lidershipit që burrat mund të duan të mësojnë nga gratë.

Burimi: Forbes

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota lidere gra lideret boterore pandemia e koronavirusit suksesi i femrave lidere gra lideret boterore pandemia e koronavirusit suksesi i femrave

Sondazh

Poll