Bota

COVID-19 në Francë/ Emanuel Macron: Bilanci i viktimave po ulet, izolimi do të vazhdojë deri më 11 Maj

13 Prill 2020, 20:36 Nga DOSJA
COVID-19 në Francë/ Emanuel Macron: Bilanci i viktimave po ulet,

FRANCË– Presidenti francez Emanuel Macron, ditën e sotme është shprehur se masat kufizuese për parandalimin e Covid-19 do të vazhdojnë deri më 11 Maj.

Ai është shprehur që është i vetëdijshëm se kjo gjë do të sjellë pasoja pasi të gjithë kanë nevojë të dalin dhe të rikthehen në punë, por ka kërkuar edhe mirëkuptimin e qytetarëve pasi sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për të penguar përhapjen e koronavirusit. 

Deri tani numri i viktimave në Francë ka shkuar në 15 000 në total, ku 574 kanë humbur jetën vetëm në 24 orët e fundit.

Në rang global numri i personave të infektuar ka shkuar në 1.882,164, ndërkohë janë shënuar 117,397 viktma. Ndërsa, 437,306 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. Amerika zë vendin e parë në botë për numrin e viktimave dhe të të sëmurëve. Aktualisht në SHBA ka humbur jetën 22.850 persona dhe 564,317 të tjerë janë të infektuar.

Ndërsa Kina po sheh sërish një rritje të rasteve të reja. Virusi po ‘bën kërdinë’ në Itali, pasi atje numri i viktimave ka shkuar në 20,465 dhe të infektuar janë mbi 159 mijë persona. Spanja zë vendin e tretë në botë për numrin e viktimave dhe të infektuarve, 17,489 persona të vdekur dhe rezultojnë të prekur nga virusi mbi 169 mijë të tjerë.

Burimi:Ansa

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emanuel macron koronavirusi ne france emanuel macron koronavirusi ne france

Sondazh

Poll