Bota

Deklarata e Kryeministrit aktual të Britanisë, Dominic Raab: E keqja më e madhe akoma nuk ardhur

13 Prill 2020, 20:22 Nga DOSJA
Deklarata e Kryeministrit aktual të Britanisë, Dominic Raab: E keqja

BRITANI- Duke qenë se kryeministri i Britanisë Boris Johnson, nuk është akoma në gjendje të komandojë vendin në krye të tij është Dominic Raab, i cili është shprehur se Britania nuk e ka kaluar të keqen më të madhe pasi tashmë ndodhet në kulmin e vdekjeve për shkak të Covid-19.

Raab, ditën e sotme në një konferencë për shtyp tha se brenda 24-orëve kanë humbur jetën 717 persona, dhe se Britania po jepte sinjalet e para për mposhtjen kundër Covid-19 por megjithatë e pret një rrugë e gjatë deri sa t’i kthehet normalitetit. Sekretari për marrëdhëniet me jashtë zuri vendin e Boris Johnson pasi ky i fundit prej marsit rezultoi me COVID-19.

Boris Johnson ishte një nga ata që nuk mori masa për shkak se nuk donte të bllokonte ekonominë e Britanisë, por përfundoi vetë i prekur nga COVID-19 edhe pse më parë e kishte neglizhuar. Ai përfundoi në kujdesin intensive por fatëmirësisht ai pothuajse është shëruar dhe i është lejuar të dal nga spitali dhe të marrë mjekimin te banesa zyrtare e Kryeministrit.

Burimi:DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson dominic raab koronavirusi ne britani boris johnson dominic raab koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll