Bota

Vijon operacioni ‘SOS’ në anijen ‘Sky Viking’, evakuohen rreth 450 pasagjerë nga 1300. Kryqi i Kuq: Ka të plagosur (V

24 Mars 2019, 11:22 Nga DOSJA
Vijon operacioni ‘SOS’ në anijen ‘Sky Viking’,

Ekipet e shpëtimit kanë evakuuar më shumë se 450 vetë nga anija ‘Sky Viking’, një ditë pasi anija u bllokua në detin me stuhi në brigjet e Norvegjisë, me 1.300 pasagjerë dhe ekuipazhin në bord. (Lexo këtu)

Anija ‘Sky Viking’ dërgoi një sinjal ‘SOS’ të shtunën për shkak të problemeve të motorit, tha zëdhënësi i Përbashkët i Shpëtimit të Norvegjisë, Per Fjeld. Tre nga katër motorët e anijes po punojnë përsëri sot, të dielën dhe barkat tërheqëse po përpiqen të lëviznin anijen ngadalë drejt bregut.

Pasagjerët thonë se anija është duke u lëkundur nga era dhe valët ndërkohë që ata vazhdojnë të presin shpëtimin. Nuk ka asnjë vlerësim se sa kohë do të duhet për të evakuuar të gjithë pasagjerët, tha Fjeld.

“Ka të paktën dy ose tre helikopterë që ende po shpëtojnë njerëzit nga anija, por një helikopter është në veprim në kohëra të caktuara për shkak të motit”, tha për CNN një zëdhënës nga shërbimet norvegjeze të shpëtimit.

“Ata punojnë në rotacion, sepse nuk është e mundur të shpëtohen njerëz nga dy helikopterë që punojnë në të njejtën kohë”.

Ekipet e shpëtimit po përballen me det të ashpër dhe valë të larta deri në 6-8 metra, ndërsa punojnë për të transportuar pasagjerët nga zona Hustadvika në bregun perëndimor të Norvegjisë.

Kryqi i Kuq Norvegjez, i cili po u jep ndihmën e pare pasagjerëve nga anija në një qendër evakuimi në Hustadvika, thanë se kishte individë të plagosur ku përfshihen nxirje, kocka të thyera dhe çarje.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 1300 persona në rrezik anija 'sky viking' helokopterë norvegji jugore 1300 persona në rrezik anija 'sky viking' helokopterë norvegji jugore

Sondazh

Poll

Bota 24 Mars 2019, 10:34

Përse BE-ja bën pakte me regjimet autoritare?

BE-ja krenohet me një politikë të jashtme, të bazuar në vlera që afirmojnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut. Megjithatë, marrëdhëniet e E...

Bota 23 Mars 2019, 20:35

Njeriu më i kërkuar në Britaninë e Madhe është arrestuar më në fund në Rumani pasi theri një person për vdekje para 4 vitesh në Angli.Shane O’Brien, 31 vje&cced...