Bota

Në një javë krimet kundër muslimanëve në Britani rriten me 593%, pas masakrës në Christchurch

23 Mars 2019, 19:31 Nga DOSJA
Në një javë krimet kundër muslimanëve në Britani

Numri i krimeve të urrejtjes anti-muslimane të raportuara në të gjithë Britaninë u rrit me 593%, një javë pasi një supremacisti i bardhë vrau besimatrët në dy xhami të Zelandës së Re.

Bamirësia ‘Tell Mama’ tha se rritja e incidente lidhet me sulmin në Christchurch të premten e kaluar, dhe ka pasur shumë më shumë incidente të regjistruara në shtatë ditët e fundit pas sulmit terrorist islamik të vitit 2017 në Manchester.

Sipas shifrave të dhëna tek Guardian, 95 incidente u rregjistruan midis 15 marsit, ditës së ngjarjes në Zelandën e Re dhe mesnatës të 21 marsit. Nga këto, 85 incidente – 89% të totalit – përmbanin lidhje të drejtpërdrejta me sulmet e Zelandës së Re, me gjeste si imitimi i armëve të zjarrit duke qëlluar nga muslimanët.

Lajmi ka alarmuar grupet e komunitetit të cilët pritën që ekstremistët të zbeheshin nga masakra e 50 myslimanëve në Christchurch, e cila u dënua nga njerëz në të gjithë botën.

Javë pas jave numri i krimeve të urrejtjes drejtuar myslimanëve ishte më i madh se në javën pas vitit 2016 ku britanikët votuan për largimin nga BE.

Gjatë shtatë ditëve të fundit, myslimanët në Oksford, Southampton dhe Colindale, Londrën e Veriut, kanë raportuar gjeste të armëve ose zhurma të armëve të zjarrit që u drejtoheshin atyre.

Në Colindale të enjten, një nënë që po ecte me vajzën e saj raportoi se katër të rinj bënin gjeste me armë në drejtim të saj. Në Oksford më parë këtë javë, një grua e mbuluar tha se një burrë bënte zhurma duke imituar një armë.

Abuzimi verbal te muslimanët në Londër në incidente të veçanta thuhet se ka përfshirë sharjet “duhet të qëllohesh”, “e meriton” dhe “muslimanët duhet të vdesin”.

Incidente u raportuan në Skoci, ku u sulmua një xhami; në Stanwell, Surrey. Policia deklaroi se njw djalë u ther nga disa persona dhe besohet se ka lidhje me urrejtjen ndaj muslimanëve, në Lancashire. Ndërkohë në Birmingham, policia vazhdon të ndjekë agresorët për sulmet me çekiçë në pesë xhami.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota anti-muslimane britani e madhe krimeve të urrejtjes musliman sulmi në christchurch anti-muslimane britani e madhe krimeve të urrejtjes musliman sulmi në christchurch

Sondazh

Poll