Bota

23 Mars 2019, 20:35 Nga DOSJA

Njeriu më i kërkuar në Britaninë e Madhe është arrestuar më në fund në Rumani pasi theri një person për vdekje para 4 vitesh në Angli.

Shane O’Brien, 31 vjeç nga Londra ka qenë në arrati që prej vitit 2015 dhe është i dyshuari kryesor për vrasjen e Josh Hanson, i cili ishte vrarë në një klub në Hillingdon të Londrës perëndimore.

Hanson ishte therur në qafë në prani të 40 dëshmitarëve të tmerruar.

Një çmim prej 50 000 paundësh iu vendos për kokën e O’brien në vitin 2017, dy vite pas vdekjes së Hanson.

Shane, i cili ishte në listën e më të kërkuarve në Britani, u zhduk nga radarët pasi fluturoi me një çarter privat jashtë vendit direkt pas vdekjes së viktimës.

Në atë kohë besohej se ai po fshihej diku në Hollandë, por më vonë u bë me dije se ai kishte udhëtuar në Dubai.

Fotot e policisë tregojnë se i kërkuari kishte ndryshuar pamjen, pasi kishte rritur flokët dhe mjekrrën dhe ndërkohë kishte bërë një tatuazh të madh në shpinë në mënyrë që të mbulonte një tatuazh që mund ta identifikonte.

Ai mbuloi një tatuazh ku shkruhej ‘Shanon 15-14-16’

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arrestohet pas 4 vitesh me i kerkuari në britani shane o'brien arrestohet pas 4 vitesh me i kerkuari në britani shane o'brien

Sondazh

Poll