Bota

Thaçi kujton bombardimet e NATO-s: Detyruan kapitullimin e Millosheviç

23 Mars 2019, 18:45 Nga DOSJA
Thaçi kujton bombardimet e NATO-s: Detyruan kapitullimin e

KOSOVË– Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka deklaruar se kapitullimi i regjimit të Millosheviqit erdhi nga UÇK-ja në tokë dhe NATO-ja në ajër, në luftën e përbashkët për paqe. Në një status në profilin e tij në Facebook, Thaçi shkruan se 24 marsi i vitit 1999 ishte rikthim i shpresës për liri e pavarësi në Kosovë.

Postimi i plotë i Thaçit:

Pas dështimit të përpjekjeve diplomatike për ta detyruar Serbinë që t’i ndërpriste ofensivat brutale dhe masakrat mbi popullsinë civile në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s, Javier Solana, më 23 mars 1999 kishte urdhëruar fillimin e sulmeve të NATO-s kundër forcave serbe.

Edhe sot kur i kujtojmë këto ditë, dy dekada pas, e kemi të freskët gëzimin e madh që përjetuam në ato momente tejet të vështira për popullin tonë. Kjo ishte pikënisje e ndalimit të gjenocidit dhe rikthim i shpresës sonë për liri e pavarësi. UÇK-ja në tokë dhe NATO-ja në ajër, në luftën e përbashkët për paqe, e detyruan kapitullimin e regjimit të Millosheviqit.

Intervenimi i NATO-s, i cili ndaloi spastrimin etnik, na obligon edhe më shumë që me përkushtim të shtuar institucional dhe politik t’i ruajmë dhe t’i garantojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në vendin tonë. Republika e Kosovës është dhe do të jetë përherë atdhe i përbashkët i të gjithë qytetarëve të saj.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni bombardimet e natos hashim thaci kosove nato serbi bombardimet e natos hashim thaci kosove nato serbi

Sondazh

Poll