‘Gangsteri’ dhunon të moshuarën në tren dhe nuk u druhet videove: Bëjeni virale (Video)
23 Mars 2019, 19:45Nga DOSJA
SHBA– Një person është arrestuar në qytezën e Bronx-it, pasi është filmuar duke dhunuar me shkelma fytyrës një të moshuar në tren. Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihet që 78-vjeçarja qëndron e ulur, ndërsa sulmuesi e godet me shkelma disa herë në kokë dhe në trup.
E moshuara nuk i kundërpërgjigjet, por tenton të mbrohet duke u mbuluar me krahët e saj edhe pse pa sukses. Ajo që vihet re në metro është se askush nuk ndërhyn për të ndihmuar të moshuarën por të gjithë janë me telefona në duar duke filmuar dhunën që ajo pësoi.
Në sfondin e videos dëgjohen britma, ndërsa në fund të saj dhunuesi thotë: “WorldStar that, my niggas.” (Kjo është një shprehje zhargon në gjuhën amerikane që përdoret në dyluftime ‘rruge’ në momentin që ti e mposht kundërshtarin. Madje me këtë emër ka edhe një faqe ku hidhen shumë video, me përmbajtje dhune, sidomos nga njerëzit me ngjyrë, për t’u bërë viralë dhe për t’u ndjerë “gangsterë”.)
E moshuara ka marrë mjekimin e nevojshëm pas dhunimit, ndërsa sulmuesi ndodhet në burg dhe do të kryhen procedurat përkatëse ndaj tij.
Numri i krimeve të urrejtjes anti-muslimane të raportuara në të gjithë Britaninë u rrit me 593%, një javë pasi një supremacisti i bardhë vrau besimatrët në dy x...
MAL I ZI- Në seancën e Kuvendit Komunal të Tuzit, të shtunën u bë zgjedhja e kryetarit të ri të Komunës së pavarur të Malësisë.Kandidatin për kryetar, Nik Gjelo...
KOSOVË– Të dielën, më 24 mars, mbushen njëzet vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s për të ndalur fushatën e spastrimit etnik të Serbisë kundër shqipta...
Uashington- Prej 22 muajsh ish-drejtori i FBI-së, Robert Mueller u emërua për të udhëhequr një hetim të posaçëm për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presiden...
Ndjenja ankthi ka pasur në një anije udhëtimi ‘crochera’ e cila në orët e fundit është dëmtuar në ujërat pranë Norvegjisë. Në bordin e anijes ‘Sky Viking’ kisht...
Një milion protestues kanë marshuar në Londër duke kërkuar një referendum të dytë mbi Brexit. Kjo është një nga demonstratat më të mëdha që do të mbahen në Mbre...
Një turist rus që po përpiqej të kontrabandonte një orangutan të droguar nga Indonezia në valixhen e tij, për ta sjellë në shtëpi dhe për të mbajtur si një kafs...
Ministrja franceze e BE-së, Nathalie Loiseau është shprehur se e quan macen e saj Brexit, kjo pasi ajo bën shumë zhurmë për të dal shëtitje dhe nuk del kur i ha...