Bota

Vendoset në rrjesht për në avion i zhveshur, arrestohet 38 vjeçari: Është më e lehtë të fluturosh nudo (Video)

23 Mars 2019, 20:59 Nga DOSJA
Vendoset në rrjesht për në avion i zhveshur, arrestohet 38

Një burrë u fotografua teksa përpiqej të hipte në një avion për në Krime në një aeroport të Moskës pasi u zhvesh në publik. Ai qëndroi në vijë për biletën plotësisht i zhveshur, para se policia e hutuar ta arrestonte.

Në fillim, dukej si një e shtune tipike në Aeroportin Domodedovo të Moskës. Pasagjerët u rreshtuan pranë portës së avionit për të fluturuar për qytetin e Simferopol në Krime. Por ky person ra në sy nga të tjerët.

 Duke mbuluar pjesët e tij private, ai priste me qetësi rradhën e tij pasi të tjerët kaluan kontrollin përfundimtar.

Gjatë gjithë procesit, ai veproi sikur të mos kishte gjë të gabuar. Udhëtarët e tjerë nuk i kushtonin shumë vëmendje, përveçse qeshnin

“Është më e lehtë për të fluturuar lakuriq”, kishte thënë personi sipas një dëshmitari, ai shpjegoi se “rrobat e  bëjnë aerodinamikën e trupit më të keqe”.

38 vjeçari nga Siberia, për të cilin identiteti nuk bëhet i ditur, u arrestua më vonë dhe do të kontrollohet për shëndetin mendor.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota aeroport në moskë krime moskë zhvishet në publik aeroport në moskë krime moskë zhvishet në publik

Sondazh

Poll

Bota 23 Mars 2019, 20:35

Njeriu më i kërkuar në Britaninë e Madhe është arrestuar më në fund në Rumani pasi theri një person për vdekje para 4 vitesh në Angli.Shane O’Brien, 31 vje&cced...