Sport

91 mijë euro për dy bileta Botërori, këtë e bën aktorja Julia Roberts

13 Prill 2020, 15:04 Nga DOSJA
91 mijë euro për dy bileta Botërori, këtë e bën

Të paguash 91 mijë euro për dy bileta Botërori. Po, këtë e ka bërë aktorja Julia Roberts, e cila duket qartë se po e pret me padurim Kupën e Botës 2022 në Katar.

Ajo është një tifoze e madhe e futbollit dhe ka vendosur të marrë pjesë në evenimentin më të rëndësishëm të futbollit bashkë me burrin e saj, Danny Moder.

Biletat janë nxjerrë në ankandin e organizuar nga aktori tjetër i njohur amerikan, Sean Penn, për fondacionin e tij të bamirësisë. Në evenimentin e zhvilluar në Wiltern Theatre di Los Angeles kanë qenë të pranishëm edhe Ben Stiller, Casey Affleck, Larry David dhe Connie Britton.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport boterori julia roberts katar boterori julia roberts katar

Sondazh

Poll