Politike

I aksidentuari që doli me COVID-19/ PD kërkesë qeverisë, Spahia: Rrisni testimet, e pamundur të këputet ndryshe zinxhiri i

13 Prill 2020, 10:08 Nga DOSJA
I aksidentuari që doli me COVID-19/ PD kërkesë qeverisë,

TIRANË- Një ditë pas futjes në karantinë të mjekëve dhe infermierëve të spitalit të Traumës të cilët mjekuan të aksidentuarin nga Durrësi, Partia Demokratike kërkon testim masiv. Bardh Spahia, në një reagim në rrjetet sociale, bën me dije se e vetmja mënyrë për të këputur zinxhirin e infektimit që do të na kthente në normalitet, është rritja e testimeve. “Prandaj pa humbur kohe duhet shtuar numri i testimeve ne menyre qe te nis hapja dhe kthimin ne normalitet ne menyre te sigurt dhe te qendrueshme.”,-shkruan Spahia. 

REAGIMI I PLOTË:

Rezultatet pozitive te pacientit ndërsa merrte shërbim në spitalin e Traumës, pas aksidentit automobilistik, tregojne dhe njehere rendesine e rritjes se testimeve, pasi ne kete menyre jo vetem nuk arrijme te shkepusim dot zinxhirin e infektimit por po vihet cdo dite ne rrezik shendeti i mjekeve dhe infermiereve dhe rritja e te infektuarve neper spitale. Sot kemi disa mjek dhe infermiere nga spitali i traumes te vetekarantinuar. Uroj me zemer qe ti kene shpetuar infektimit dhe te kthehen shpejt ne krye te detyres aty ku ka dhe shume nevoje Testimet kane garantuar suksesin e menaxhimit te perhapjes se covid ne shume vende qe sot po behen gati ti hedhin hapat e pare drejt normalizimit. Prandaj pa humbur kohe duhet shtuar numri i testimeve ne menyre qe te nis hapja dhe kthimin ne normalitet ne menyre te sigurt dhe te qendrueshme.

Dje, pesë mjekë dhe pesë infermierë janë karantinuar tek Spitali i Traumës në Tiranë, pasi i aksidentuari që ata mjekuan rezultoi pozitiv me Covid-19. Bëhet fjalë për 39-vjeçarin nga Durrësi, i cili dy ditë më parë pësoi një aksident automobilistik. 39-vjeçari u aksidentua bashkë me shokun e tij, dhe u dërgua me urgjencë në spital. Dyshimi nisi pasi të riut iu bë skaneri. Mjekët dyshuan se ai mund të ishte me COVID-19. Pasi iu bë tamponi, 39-vjeçari ka rezultuar pozitiv, ndërkohë që as ai dhe as familja nuk kanë patur fare dijeni për infektimin.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia koronavirusi ne durres mjeket e traumes bardh spahia koronavirusi ne durres mjeket e traumes

Sondazh

Poll