Politike

Shahini: Nëse shkollat nuk hapen brenda Majit, do e zgjatim vitin shkollor me 1 muaj, ja si do veprohet për maturantët

13 Prill 2020, 11:13 Nga DOSJA
Shahini: Nëse shkollat nuk hapen brenda Majit, do e zgjatim vitin shkollor

Tiranë- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka deklaruar së fundmi se viti shkollor nuk do të përsëritet. Shahini sqaroi në një intervistë për “Report Tv” se do të lejohen të përsërisin vitin ata nxënës që nuk kanë përvetësuar mirë njohuritë, por jo një gjeneratë e tërë.

Ministrja theksoi më tej se nëse do të jetë nevoja, viti shkollor mund të shtyhet me një muaj. Ndërsa, sa i përket maturantëve  Shahini tha mund të shtyhen po me një muaj edhe aplikimet për në universitet.

Nëse nuk arrijmë t’i hapim shkollat në maj, duhet ta shtyjmë pak vitin shkollor. Maturantët i kanë zgjedhur lëndët që duan t’i bëjnë në maturë dhe kanë përzgjedhur ku duan të regjistrohen në fakultet”, tha ajo. 

Që prej fillimit të muajit mars, pas përhapjes së COVID-19, nxënësit dhe studenët zhvillojnë mësimin online. Nuk kanë munguar as reagimet nga opozita, ku qeveria akuzohet se po bën propagandë. Sipas demokratëve  mësimi online ka dështuar, pasi jo të gjithë shqiptarët kanë internet në banesat e tyre.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besa shahini koronavirusi ne shqiperi besa shahini koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll