Aktualitet

Ngec procesi i rindërtimit, anulohet tenderi 5.2 miliardë Lekë për ndërtimin 2500 shtëpive private

13 Prill 2020, 15:57 Nga DOSJA
Ngec procesi i rindërtimit, anulohet tenderi 5.2 miliardë Lekë

TIRANË- Procesi i rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019. Tenderi u hap nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në 10 mars, por sot sipas Agjencisë së Prokurimit Publik gjithçka është anuluar.

Fondi limit për këtë tender ishte 5.22 miliardë lekësh, i cili do të shkonte për ndërtimin e banesave individuale në 10 bashki të vendit është anuluar. Sipas të dhënave që bëhen publike procedura është anuluar për shkak se asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.

Në datën 10 mars FShZh hapi garën ndërkombëtare për ndërtimin e shtëpive individuale sipas projekteve model (1+1, 1+2, 1+3) në territorin e bashkive Durrës, Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak dhe Vorë.

Me fondin e alokuar, Fondi Shqiptar i Zhvillimit duhet të ndërtonte 2500 njësi banimi individuale, të cilat ndahen në 683 banesa 1+1, 972 banesa 2+1 dhe 845 banesa 3+1.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anulohet tenderi i rindertimit procesi i rindertimit rindertimi pas termetit anulohet tenderi i rindertimit procesi i rindertimit rindertimi pas termetit

Sondazh

Poll