Aktualitet

Tërmeti i 26 nëntorit/ Gjykata e Durrësit lehëson masën e sigurisë ndaj Flamur Gjuzit, ish-kreu i ALUIZNIT dënohet vetëm

13 Prill 2020, 15:10 Nga DOSJA
Tërmeti i 26 nëntorit/ Gjykata e Durrësit lehëson masën

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lehtësuar masën e sigurisë ndaj ish-kreu i ALUIZNIT, Flamur Gjuzi, i cili ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre. 

Pas .të tij më 2 prill, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi në vend, Gjykata vendosi ndaj tij masën “arrest me burg”. Ndërsa në seancën e sotme, trupa gjykuese ka vendosur ta lehëtësojë akoma më tej masën ndaj tij, duke vendosur ‘detyrim paraqitje’ për vetëm një herë në muaj. 

Flamur Gjuzi ishte shpallur në kërkim për pasojat e tërmetit të datës 26 nëntorit bashkë me gjashtë persona të tjerë pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Durrësit, për shkelje të kryera gjatë punës së tij si drejtues i ALUIZNI-t. 

Gjatë tërmetit të 26 nëntorit në vitin që lamë pas, ndërruan jetë 51 persona, dhe qarqet me të prekura ishin ai i Tiranës dhe Durrësit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet flamur gjuzi flamur gjuzi

Sondazh

Poll