Aktualitet

Ish-këshiltari i Bashkisë humbi jetën në SHBA nga koronavirusi/ Prefekti i Lezhës ngushëllon familjen, i dedikon fjalët p

13 Prill 2020, 15:35 Nga DOSJA
Ish-këshiltari i Bashkisë humbi jetën në SHBA nga

LEZHË– Prefekti i Qarkut Lezhë, Gjokë Jaku i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të ish-këshilltarit bashkiak në Lezhë, Agron Vraja, i cili humbi jetën në Amerikë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Me anë të një statusi në Facebook, Jaku shkruan se Vraja do t’i mungojë gjithë familjarëve që la pas duke bërë edhe një përshkrim për mikun që humbi prej COVID-19.

Të qoftë dheu i lehtë Gon i dashur! Një zot e di sa do t’i mungosh gruas, djalit e vajzës, nanë Ferides e babë Hidrit, motres së vetme Moza, do na mungosh gjithë jetën dhe ne tjerëve që u rritëm bashkë, ndamë gjithçka e perditë tash 50 vjet, ishe si një vëlla kaq i mirë, një model që rrallë në jetë mund t’kesh fatin ta kesh pranë! S’mund të ishte fati jot ky, s’mund të jetë arsyeja e zotit kjo, por kur kjo botë mizore shtrin duart për ta sfiduar natyrën, asnjeri prej nesh nuk di më se sa jetë do kemi, ç’fat na pret! U prehsh në paqe vlla i dashur, zoti vetëm t’a ruajtë familjen!,”-shkruan Jaku.

Vraja kishte shkuar para dy muajsh që të vizitonte në Amerikë djalin e tij student por atje ishte infektuar me koronavirus, pandemi e cila i mori dhe jetën.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron vraja gjoke jaku koronavirusi ne shba agron vraja gjoke jaku koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll