Sport

De Biasi nuk e harron eksperiencën kuqezi: Po shkruaj libër për Shqipërinë, isha pranë firmës me një kombëtare evropian

13 Prill 2020, 12:47 Nga DOSJA
De Biasi nuk e harron eksperiencën kuqezi: Po shkruaj libër për

SPANJË– Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi nuk dëshiron ta harrojë kurrë atë eksperienvë që përjetoi si kuqezi. Italiani në një intervistë për gazetën ‘Marca’ tregoi atë ecuri fantastike ne Shqipërinë sa tani po mendon të shkruajë një libër për aventurën në stolin e Shqipërisë.

“Po shkruaj në këto ditë historinë time me Shqipërinë futbollistike, po shkruaj dhe jam te kapitulli i tretë i këtij libri. Është diçka që po bëj për të hedhur në letër një eksperiencë që kam të qartë në kokë”, tregoi ish-trajneri i kuqezinjve i cili me siguri ka shumë për të treguar për ate eksperiencë unike në stolin e kombëtares”.

Ndërkohë ai ka zbuluar gjithashtu se ka qenë pranë stolit të një kombëtareje europiane, por nuk ka arritur të firmosë dot pasi gjithçka u ndal për shkak të koronavirusit, megjithatë De Biasi shtoi se firma mund të vijë kur situata të normalizohet.

(e.c/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gianni de biasi gianni de biasi

Sondazh

Poll