Politike

Ish deputeti i LSI sulmon maxhorancën: PS të bëjë publike shpenzimet e mitingkongresit

24 Mars 2019, 10:10 Nga DOSJA
Ish deputeti i LSI sulmon maxhorancën: PS të bëjë publike

TIRANË- Ish deputeti i LSi-së, Luan Rama ka komentuar Kongresin e djeshëm të socalistëve, ku kërkon transparencë, përsa i përket shpenzimeve.

Në një postim në “Facebook”, Luan Rama shprehet se tashmë Partia Socialiste duhet të bëjë transparencën e të gjitha shpenzimeve të kryera në veprimtaritë e mitingkongresit të vet, si dhe të publikojë faturat me pagesat e kryera.

Postimi i plotë i Luan Ramës

Partia Socialiste duhet të bëjë transparencën e shpenzimeve të mitingkongresit të vet.
Një gjë e tillë do të kënaqte shumë edhe prezencën e OSBE-së në Tiranë dhe ambasadorin Borchardt, pasi transparenca financiare e partive politike është për ta një prioritet i pandryshueshëm!

Edhe në sallë, edhe në rrugë, edhe në shesh. Të mbledhur me përdhunë, erdhën prej gjithkah në mitingkongresin e tyre dhe u bënë kongresmenë. Pushteti na dëshmoi forcën e vet, dhe ata, kongresmenët, dashurinë e tyre për partinë dhe timonierin e saj.
Gjithçka shkoi sipas skenarit, e sot, Tirana dhe e gjithë Shqipëria është po ajo që ishte, e vërteta mes hallesh e problemesh pafund, teksa po e mbyll javën me pesë të vrarë në gjashtë ditë!

Dhe si për ironi të të gjithë butaforisë, organizatorët kishin zgjedhur për kolonë zanore një refren të denjë për përmasën e shëmtisë së tyre:
“Jepi volum, jepi volum,
Bum-bum-bum-buuum,
Bum-bum-bum-nuuum,
Edhe me shumë, edhe me shumë,
Bum-bum-bum-buuum,
Bum-bum-bum-buuum!…

Shumë mirë e shumë bukur, por tani Partia Socialiste ka një detyrim; një detyrim ligjor. Duhet të bëjë transparencën e të gjitha shpenzimeve të kryera në veprimtaritë e mitingkongresit të vet, zë për zë e me të gjitha faturat tatimore duke publikuar të gjitha kontratat dhe pagesat e kryera, mënyrën e pagesave dhe burimin e të gjitha shpenzimeve.
Eshtë detyrim ligjor, por edhe respekt për qytetarët, është dëshmi e edukatës së zbatimit të ligjit!

Një gjë e tillë do të kënaqte shumë me siguri edhe prezencën e OSBE-së në Tiranë dhe ambasadorin Borchardt, pasi transparenca financiare e partive politike është për ta një prioritet i pandryshueshëm!

Ditën e djeshme, Partia Socialiste ka mbledhur Kongresin. Në këtë kongres u bë rikonfirmimi i kryetarit të bashkisë Tiranë,(Lexo këtu) Erion Veliaj dhe i kryebashkiakëve të tjerë socialistë që do të garojnë sërish në zgjedhjet lokale

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kongresi i socialisteve 23 mars luan rama kongresi i socialisteve 23 mars luan rama

Sondazh

Poll