Politike

Veliaj e shënon rikandidimin me fillimin e 2 kullave në qendër të Tiranës

24 Mars 2019, 09:29 Nga DOSJA

Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mbështeti sot rikandidimin e Erion Veliajt si Kryetar të Bashkisë Tiranë. Në një manifestim ku ra në sy kostoja e lartë e  organizimitRama dhe Veliaj këmbëngulën se në katëvitet e fundit Tirana ka ndryshuar si nata me ditën. Por një nga premtimet që Veliaj nuk e mbajti asnjëherë ishte ai moratoriumit të ndërtimeve për të shpëtuar hapësirat publike.

Si për ironi teksa ai deklaroi të shtunën rikandidimin, dy kompani të ndryshme vetëm 300 metra larg njëra-tjetrës rregulluan rrethimin e kantierëve të tyre të ndërtimit për dy kulla të tjera në qendër.

Kompania ‘Edil-Al’ nisi punimet për ndërtimin e godinës 24 katëshe ‘Eyes of Tirana’ përball me Bankën e Shqipërisë, lejen e së cilës Kryetari i Bashkisë e ka miratuar më 25 shkurt 2019. Ditën e shtunë kur aifliste për suksesin e tij, punëtorë të kompanisë ‘Arlis-Ndërtim’ rinovuan rrethimin që kishte më shumë se një vit që ndodhej aty.

Duke plotësuar edhe pjesët që nuk ishin vënëzona që deri në maj të vitit 2016 ishte lulishte, tanimë do të kthehet në një kantier ndërtimi për një kullë të lartëHenning Larsen e kishte projektuar që në vitin 2007, kohë kur Edi Rama e projektonte Tiranën sipas të ashtuquajturit plan francez, që i linte vend ndërtimit të shumë kullave në qendër. I njëjti plan ka vazhduar edhe me Erion Veliajn, edhe pse ai pati premtuar moratorium.

Më tutje në hyrjen veriore të sheshit të ri, kompania ‘Geci shpk’ që ishte dhe ndërtuese e Unazës së Vogëngriti të shtunën rrethimin për të nisur punimet pas ‘Hotel Tiranës’. Një godinë 133 metra e lartë dhe me 33 kate do të ngrihet aty për të zgjeruar kapacitetet e hotelit.

Bashkia e kryetarit që do të rikandidojë, nuk e ka patur aspak problem ti lëshojë kompanisë, jo vetëm lejen, por edhe tjetëhapësirë publike. Trotuari dhe një pjesë e lulishtes që u bë me projektin e sheshit të ri, tashmë janë brenda kantierit. Këndi përkrah semaforit aty pranë me rrethimin e bërë detyron,tashmë, kalimtarët dhe përdoruesit e biçikletave të ndajnë të njejtën korsi.

Përveç këtyre dy kullave të reja, po në qendër ka nisur që prej janarit ndërtimi i kullës ‘Book Building’ pas Kullës së Sahatit. Ndërkohë po ndërtohet ‘Garden Building’ në rrugën e Kavajës”, ‘West Residence’ pas ndërtesës së Presidencës dhe Kulla Pylli Vertikal 21 katëshe pas stadiumit të ri kombëtar.

Këto janë vetëm disa nga qindra lejet e ndërtimit që kryetari i tanishëm i Bashkisë ka miratuar duke tkurrur vazhdimisht hapësirat publike për qytetarët e Tiranës. 

Marrë nga Exit.al 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dy kullat në qendër të tiranës erion veliaj dy kullat në qendër të tiranës erion veliaj

Sondazh

Poll