Bota

Mbi 1.8 milionë njerëz të infektuar, SHBA-ja dhe Italia, dy vendet ku virusi po “bën kërdinë” (SHIFRAT)

13 Prill 2020, 05:38 Nga DOSJA
Mbi 1.8 milionë njerëz të infektuar, SHBA-ja dhe Italia, dy

Njerëzimi është ende në luftë me covid-19. Numri i personave të infektuar ka shkuar në 1,853,496, ndërkohë janë shënuar 117,397 viktma. Ndërsa, 437,306 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. Amerika zë vendin e parë në botë për numrin e viktimave dhe të infektarve. Aktualisht  në SHBA ka humbur jetën 22.850 persona dhe 564,317 të tjerë janë të infektuar. Ndërsa në Kinë, e cila është edhe vendi ku u përhap për herë të parë COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar vetëm 2 viktima dhe numri i të infektuarve është 82,160.

COVID-19 është një kërcënim edhe për Europën. Virusi po ‘bën kërdinë’ në Itali, pasi atje numri i viktimave ka shkuar në 20,465 dhe të infektuar janë mbi 159  mijë persona.  Spanja zë vendin e tretë në botë për numrin e viktimave dhe të infektuarve. Deri më tani në shtetin spanjoll kanë humbur jetën 17,489 persona dhe rezultojnë të prekur nga virusi mbi 169 mijë të tjerë.  Por virusi është përhapur gjerësisht edhe në Francë, aty janë shënuar 14,393 viktima dhe 132,591 qyqtetarë janë infektuar. Situata është pak më ndryshe në Gjermani, pasi numri i viktimave është më i ulët, 3,022.

Të prekur nga COVID-19 ka edhe në Ballkan. Çdo ditë rritet numri i të infektuarve në Kosovë, Maqedoni e Veriut, Greqi dhe Mal të Zi. Në Shqipëri numri i të infektuarve ka shkuar në 467 dhe deri më tani janë 23 viktima.

Burimi: worldometers.info/coronavirus/

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne bote viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll