Bota

13 Prill 2020, 06:48 Nga DOSJA

TIRANË– Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u ka rekomanduar qytetarëve europianë që të mos planifikojnë akoma pushimet verore për këtë vit. Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, Ursula von der Leyen mësohet se është shprehur që qytetarët duhet të presin, pasi ende nuk ka parashikime të sakta përsa u përket muajve korrik dhe gusht, në lidhje me largimin e pandemisë.

Do të këshilloja që të presin dhe më, para se të bëjnë plane të tilla. Askush nuk mund të bëjë parashikime të sakta për korrikun dhe gushtin”, nënvizoi zonja von der Leyen.

Ndërsa, përsa u përket qytetarëve që tashmë kanë bërë rezervimin për pushimet verore, Leyen foli rreth propozimit të qeverisë gjermane, për të marë mbrapsht një kupon dhe jo para kesh, në mënyrë që edhe kompania turistike të mos dëmtohej.

Në të gjithë Europën njerëzit mund të përzgjedhin ndërmjet parave dhe një kuponi. Në këtë krizë nevojitet solidariteti i të gjithëve. Kush ka kapacitetet financiare që ta suportojë, nuk do të duhet të insistojë për paratë, por të ndihmojë me kuponin agjencitë turistike që të kapërcejnë këto javë të vështira,”– shtoi Presidentja e KE-së më tej.

Përsa i përket izolimit për shkak të koronavirusit, Ursula von der Leyen u shpreh se mirë do të ishte që të moshuarit mund të qëndrojnë të izoluar deri në fund të vitit.

E di që është e vështirë, që izolimi është një barrë shumë e madhe, por është çështje për jetë a vdekje. Ne duhet të jemi të disiplinuar dhe të bëhemi të durueshëm,”– theksoi ajo.

Presidentja e Komisionit Europian shtoi se shpreson qe një laborator europian do të jetë në gjendje të krijojë një vaksinë për COVID-19 deri në fund të vitit 2020.

Ndërkohë, sipas tē dhënave të OBSH, nga koronavirusi janë të prekur 1 milion e 775 mijë e 206 persona në të gjithë botën. Deri më tani raportohen zyrtarisht mbi 108 mijë vdekje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote ursula von der leyen koronavirusi ne bote ursula von der leyen

Sondazh

Poll