Bota

Vdes BOSSI-i i drogës në Serbi, Dragoslav Kosmajac u infektua me koronavirusi, Vuçiç e krahasonte me ‘Al-Caponen’

12 Prill 2020, 20:48 Nga DOSJA
Vdes BOSSI-i i drogës në Serbi, Dragoslav Kosmajac u infektua me

SERBI– Biznesmeni i fuqishëm serb dhe i akuzuari për tregti droge ka ndërruar jetë. sipas mediave serbe, 67-vjeçari, Dragoslav Kosmajac (67), i cili u bë i njohur për publikun kur Presidenti i Republikës së Serbisë Aleksandar Vucic (Atëkohë kryeministër) e etiketoi Kosmajac si tregtarin më të madh të drogës në vend në vitin 2014, vdiq pas infektimit me Covid-19.

Kosmajac ishte shtruar në Klinikën Dragisa Misovic në fund të marsit dhe ishte intubuar për shkka të gjendjes së tij të rëndë.

Kosmajac u arrestua në muajin nëntor të vitit 2014, pasi Vuçiç e etiketoi atë “tregtarin më të madh të drogës”. Ai u akuzua për evazion fiskal, akuza të cilat nuk u provuan kurrë. Aleksandar Vucic, kryeministër i atëhershëm, dhe Ministri i Brendshëm Nebojsa Stefanoviç e krahasoi rastin me një hetim të kryer nga FBI kundër Al-Capone.

Për shkak të mungesës së provave, në tetor të vitit 2018, Gjykata e Apelit në Beograd e liroi atë nga akuzat. Koha që ai kaloi në paraburgim, si dhe shpenzimet gjyqësore, u kushtuan qytetarëve serbë rreth dy e gjysmë milion dinarë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dragoslav kosmajac vdes dragoslav kosmajac dragoslav kosmajac vdes dragoslav kosmajac

Sondazh

Poll

Bota 12 Prill 2020, 13:39

Një Plan Marshall për Evropën, pas Covid19

LONDER – Ministrat e financave të Eurozonës më në fund ranë dakord në 9 Prill për një paketë masash për t’iu përgjigjur krizës COVID-19. Por përballë një emergj...