Bota

Tragjike në Britani, 737 persona humbin jetën brenda 24 orëve nga Covid-19

12 Prill 2020, 15:47 Nga DOSJA
Tragjike në Britani, 737 persona humbin jetën brenda 24 orëve nga

MBRETËRI E BASHKUAR– Në Angli numri i viktimave po rritet ndjeshëm ku brenda 24-orëve kanë humbur jetën 737 persona dhe numri total i viktimave ka shkuar në 10.612.

Këtë e ka bërë me dije  sekretari i shëndetësisë Matt Hancock, i cili ka njoftuar se deri më tani janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse  84,279 persona.

Ndërkohë autoritetet shëndetsore kanë njoftuar se deri më tani janë shëruar 344 persona dhe janë në gjendje kritike 1559.

Kujtojmë që ditën e sotme kryeministri i Britanisë Boris Johnson ka lënë spitalin, për të vazhduar kurimin në shtëpi. Ai nuk do të kthehet menjëherë në punë, por do të pushojë për disa ditë, ndërsa do të bëjë edhe testet e tjera për koronavirus.

Burimi:BBC

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne angli koronavirusi ne angli

Sondazh

Poll

Bota 12 Prill 2020, 13:39

Një Plan Marshall për Evropën, pas Covid19

LONDER – Ministrat e financave të Eurozonës më në fund ranë dakord në 9 Prill për një paketë masash për t’iu përgjigjur krizës COVID-19. Por përballë një emergj...