Sport

Del Piero motivon të preferuarin e tij te Juventus: Rruga jote sapo ka filluar

12 Prill 2020, 15:33 Nga DOSJA
Del Piero motivon të preferuarin e tij te Juventus: Rruga jote sapo ka

Ish-kapiteni i Juventusit, Del Piero, nuk kënaqet kurrë me pak. Ai do që talentet e klubit bardhezi gjithashtu ta shohin kështu karrierën e tij. Italiani që ka kërkuar ta nxisë yllin Paulo Dybala, të preferuarin e tij, të bëjë më shumë.

“Me aftësitë dhe talentin që ka, duhet të bëjë më shumë. Paulo nuk duhet t’i vërë vetes asnjë limit dhe duhet të fitojë të ardhmen e tij. Askush nuk të dhuron asgjë, e them nga eksperienca. Te Juventusi akoma më shumë”, ka deklaruar Del Piero.

“Duhet të tregosh gjithçka deri në ndeshjen e fundit. Rruga e Dybala sapo ka filluar dhe do të jetë akoma më e bukur, gjithmonë me fanellën bardhezi në trup, natyrisht”, ka shtuar ish-sulmuesi i Italisë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport del piero dybala juventusi del piero dybala juventusi

Sondazh

Poll