Bota

ANALIZA/ Ekspertët italianë studiojnë vdekshmërinë në vend, identifikojnë pesë fakte thelbësore

12 Prill 2020, 12:16 Nga DOSJA
ANALIZA/ Ekspertët italianë studiojnë vdekshmërinë

ITALI-Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali (ISS) ka bërë një analizë të vdekshmërisë në Apenine bazuar në 1500  persona të cilët kanë humur jetën ng Covid-19.

Analizat të cilat janë paraqitur nga kreu i institutit Silvio Brusaferro, kanë treguar se pacientët vdesin dy deri në pesë javë pasi ata janë infektuar. Po ashtu analizat kanë treguar se ata që vdesin janë kryesisht mbi moshën 70 vjeç dhe se virusi prek më shumë burrat. Gjithastu analizat kanë nxjerrë një pëërfundim se humbin jetën edhe njerëzit që vuanin nga sëmundje të tjera shëndetësore.

Brusaferro, theksoi se vdekja ndodh pas dy ose pesë javësh dhe se kjo është një nga arsyet pse shtohet numri i të infektuarëve në Itali por edhe në të gjithë botën. Analizat fillimisht kanë nisur tek qytetet italiane ku ka pasur vdekshmëri më të lartë.

Vetëm në rajonin e Ligurias, në 230 shtëpi pleqsh, kanë vdekur 800 njerëz, duke përfshirë dhenjerëzit që u shërbenin të moshuarëve.

Po ashtu Brusaferro shtoi se një nga shkaqet kryesore i një vdekshmërie të lartë ishtë pakujdesia dhe keqmenaximet e ambientëve të kujdesit shëndetësor.

“Gjetjet e para tregojnë se shkaqet e një vdekshmërie kaq të lartë ishin “pakujdesia, sipërfaqësia dhe dështimet në menaxhimin e ambienteve të kujdesit shëndetësor në të cilat të moshuarit vdiqën masivisht për shkak të përhapjes së virusit. Ne kemi një arsye të përgjithshme për një optimizëm të butë,  numrat po zvogëlohen për shkak të masave rigoroze, por ende nuk mund të qetësohemi”, -tha Brusaferro.

Burimi: salute.gov

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne itali silvio brusaferro koronavirusi ne itali silvio brusaferro

Sondazh

Poll