Bota

New York mbyll shkollat deri në përfundim të vitit shkollor, mësimet do të kryhen online, ata që nuk kanë mundësi financ

12 Prill 2020, 10:00 Nga DOSJA
New York mbyll shkollat deri në përfundim të vitit shkollor,

NEW YORK– Në New York, për shkak të pandemisë së Covid-19 të gjitha shkollat publike do të qëndrojnë të mbylluara për këtë vit shkollor.

Këtë e ka bërë me dije kryetari i bashkisë Bill de Blasio, i cili ka thënë se ky vendim është marrë pas diskutimeve me epidemiologun Anthony Faucchi, këshilltar i Shtëpisë së Bardhë. Ai shtoi se ishte një vendim  shumë vështirë për t’u marrë, por megjithatë mësimi do të zhvillohet online.

Ndërkohë sipas mediave të huaja, familjet që nuk kanë mundesi financiare dhe materiale për të monitoruar mësimet e fëmijëve të tyre në internet, do të marrin kompjutera dhe tableta nga komuna.

Po ashtu mediat bëjnë me dije se rreth 175,000 pajisje të tilla tashmë u janë dërguar fëmijëve në qytet. Deri më tani në vend numri i viktimave ng Covid-19 ka shkuar në 8627 dhe numri i të infektuarve në 181,144.

Burimi.cnbc.com

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bill de blasio koronavirusi ne new york bill de blasio koronavirusi ne new york

Sondazh

Poll