Bota

Shkencëtarja austrialiane shuan shpresat: Vaksina kundër Covid-19 nuk do të dalë kurrë

12 Prill 2020, 11:42 Nga DOSJA
Shkencëtarja austrialiane shuan shpresat: Vaksina kundër Covid-19 nuk

AUSTRALI- Një shkencëtare në Australi ka habitur me deklaratën e saj, pasi është shprehur se një vaksinë që mund të kurojë COVID-19 nuk mund të dalë kurrë. Ndërkohë ka shtuar se të gjithë shkencëtarët duhen të përgatitin një plan tjetër për t’i dhënë fund kësaj lufte.

Zyrtarët e shëndetësisë kanë nevojë urgjente për një plan ‘B’ për t’i dhënë fund pandemisë globale”ka thënë Jane Halton, eksperte kryesore e shëndetit në Australi.

Shkencëtarët në të gjithë botën po përpiqen të zhvillojnë një vaksinë, me shpresë se do të ishte në dispozicion në fillim të vitit të ardhshëm, mirëpo Halton ka thënë se akoma nuk ka një vaksinë kundër HIV-it, ku kjo sëmundje ka marrë rreth 32 milion njerëz mbi 40 vjet, ku vetëm brenda 2008 kanë vdekur 770,000 njerëz.

“Nëse një vaksinë do të aprovohej dhe do të ishte efikase nga mesi i vitit të ardhshëm, kjo do të ishte padyshim e shpejtë, ne do të gëzoheshim pa masë por mendoj se është e rëndësishme të mos krijojmë pritshmëri jorealiste. Askush nuk ka gjetur ndonjëherë një vaksinë koronavirusi dhe ne akoma nuk kemi një vaksinë kundër HIV-it. Unë kurrë nuk do të thoja “kurrë” por ky është këndvështrimi im përsa i përket një afati kohor 18 mujor: është heroike”,-shprehet ajo.

Zonja Halton më parë ka qenë kryetare në bordin ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetit dhe ish-presidente e Asamblesë Botërore të Shëndetit.

Burimi:Dailymail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne australi koronavirusi ne australi

Sondazh

Poll