Bota

COVID-19/ Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen: Të moshuarit në izolim deri në fund të vitit

12 Prill 2020, 08:24 Nga DOSJA
COVID-19/ Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen: Të

Europë-Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një intervistë për gazetën gjermane ‘Bild’ ka deklaruar se të moshuarit do të qëndrojnë të izoluar deri në fund të vitit, për shkak të COVID-19. Ajo është shprehur se të izolohesh është shumë e vështirë, por çështja është jetë a vdekje.

“Personat e moshuar mund të duhet të qëndrojnë të izoluar deri në fund të vitit për të shmangur rrezikun e të infektuarit me koronavirusit. Kontaktet e të moshuarve me mjedisin e tyre në Evropë duhet të mbeten të kufizuara të paktën deri në fund të vitit për shkak të pandemisë së COVID-19.  E di që është e vështirë, që izolimi është një barrë shumë e madhe, por është çështje për jetë a vdekje. Ne duhet të jemi të disiplinuar dhe të bëhemi të durueshëm”, është shprehur ajo.

COVID-19 është ende një kërcënim për botën. Edhe pse virusi u përhap për herë të parë në Kinë, tashmë epiqendra e COVID-19 është Europa.  Në Itali kanë humbur jetën 19,468 persona, ndërsa në Spanjë 16,606 qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19. Numër të lartë viktimash ka edhe Franca. Deri më tani raportohet se 13,832 qytetarë kanë humbur jetën në këtë shtet.  Situata është më mirë në Gjermani, pasi aty janë shënuar vetëm 2,871 viktima. Virusi po bën kërdinë edhe në SHBA.

Burimi: Bild.de

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote ursula von der leyen koronavirusi ne bote ursula von der leyen

Sondazh

Poll