Bota

Shkencëtarët e Oxford japin “dritën jeshile”: Vaksina kundër Covid-19 do të jetë gati brenda muajit shtator

12 Prill 2020, 09:38 Nga DOSJA
Shkencëtarët e Oxford japin “dritën jeshile”: Vaksina

BRITANI- Një nga ekipet më prestigjioze të shkencëtarëve në  botë, ai i Oksfordit, pretendon se vaksina kundër koronavirusit do të jetë gati deri në muajin shtator. Testimi i kësaj vaksine tek njerëzit do të nis brenda dy javësh, ndërkohë prefesoresha Vaksinologjisë në Universitetin e Oksfordit, Sarah Gilbert, është shprehur 80% e sigurtë se vaksina mund të jetë e gatshme brenda 4 muajsh.

 “Ekspertët kanë paralajmëruar publikun se vaksinat zakonisht duan vite për t’u zhvilluar dhe një vaksinë për koronavirusin mund të kërkojë nga 12 deri në 18 muaj kohë. Sidoqoftë, në rastin e ekipit të Oksfordit, nuk është thjesht një gjueti dhe çdo javë që kalon ne kemi më shumë të dhëna”.- është shprehur ajo.

Ekipi i Gilbert, është një nga dhjetëra ekipet në të gjithë botën që punon mbi një vaksinë dhe është më i përparuari në Britani. Mesa duket kjo vaksinë do t’i vij në ndihmë Britanisë teksa ajo po futet në javën e katërt të izolimit.

Deri më tani në Britaninë e Madhe kanë humbur jetën rreth 10,000 persona.

Burimibusinessinsider.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne britani sarah gilbert koronavirusi ne britani sarah gilbert

Sondazh

Poll