Aktualitet

Edhe 20 pacientë fitojnë betejën me COVID-19 në Shqipëri, shkon në 217 numri i të shëruarve

11 Prill 2020, 20:57 Nga DOSJA
Edhe 20 pacientë fitojnë betejën me COVID-19 në

TIRANË- Situata e COVID-19 në Shqipëri është përmirësuar ndjeshëm ditën e sotme. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit edhe 20 pacientë të tjerë duke e çuar numrin total në 217 të atyre që zyrtarisht kanë fituar betejën me COVID-19.

“? LAJM I MIRË: 20 TË SHËRUAR SOT?”, shkruan Rama në mediat sociale. Sipas këtyre të dhënave numri i të shëruarve është sa gjysma e pacitentëve të konfirmuar me COVID-19  deri sot në vendin tonë.

Ndërkohë deri më tani në vend janë shënuar 433 të infektuar dhe 24 viktima nga COVID-19. Deri më tani, të shtruar në spital janë 53 persona, dhe vetëm njëri është i intubuar. Ministria e Shëndetësisë sërish thirrje për respektimin e masave, ndërkohë që harta është riaktivizuar sërish Pukë, Lushnje, Fier e Krujë. Ndërsa Tirana dhe Shkodra, çdo ditë shënojnë raste të reja.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi edi rama masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll