Aktualitet

U komandua Prefekt në Shkodër, Besfort Llamallari ‘përvesh mëngët’, ja takimi i parë që zhvilloi

11 Prill 2020, 17:45 Nga DOSJA
U komandua Prefekt në Shkodër, Besfort Llamallari ‘përvesh

SHKODËR- Zëvendës Ministri i Bredshëm, Besfort Llamallari, është komanduar sot Prefekt në Shkodër pas shkarkimit të Çesk Milljes. Pas marrjes së detyrës Llamallari ka nisur takimet në Shkodër, ku kërkon të marrë situatën nën kontroll.

Siç shihet dhe në foton më poshtë, ai ka zhvilluar këtë pasdite një takim me kryetaren në detyrë të Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi dhe drejtuesin e Policisë në këtë qytet, Niko Brahimaj.

Më herët ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka njoftuar shkarkimin nga detyra të Prefektit të Shkodrës, Çesk Millja. Lleshaj në një deklaratë për mediat u shpreh se në vend të tij është vendosur zv. ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besfort llamallari çesk millja shkarkimi i çesk milljes voltana ademi besfort llamallari çesk millja shkarkimi i çesk milljes voltana ademi

Sondazh

Poll