Aktualitet

‘Jemi dëmtuar nga situata e COVID-19’, Dhoma e Avokatisë kërkon të përfshihet në paketën e ndihmës ekonomike të qev

11 Prill 2020, 16:14 Nga DOSJA
‘Jemi dëmtuar nga situata e COVID-19’, Dhoma e Avokatisë

TIRANË- Dhoma e Avokatisë i ka dërguar sot një letër ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, të cilës i kërkojnë që dhe avokatët të bëhen pjesë e paketës së ndihmës ekonomike. Në një letër, kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia shkruan se dhe avokatët janë prekur nga masat shtrënguese të COVID-19 dhe kanë ndaluar punën. Haxhia shprehet se të dëmtuar ekonomikisht nga kjo situatë e krijuar nga COVID-19 janë edhe avokatët për shkak se janë mbyllur gjykatat.

Në urdhrin tuaj për lejimin apo ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit nuk cilësohet kategoria e avokatëve. Ne mendojmë se në këtë betejë të madhe, ku është përfshirë i gjithë populli ynë, edhe avokatët janë pjesë e pasojave financiare që kanë lindur si për çdo biznes. Referuar vendimit të KLGJ, me anë të cilit pezullohen të gjitha proceset gjyqësore  me përjashtimet e përcaktuara në të (masat e sigurimit), faktikisht gjykatat dhe prokuroritë rezultojnë pa veprimtari. Sikurse dihet që veprimtaria e avokatëve është tërësisht e lidhur me gjykatat dhe prokuroritë, de facto është pezulluar edhe veprimtaria e avokatëve“, shkruhet në letër.

Pas zbulimit të rasteve të para me COVID-19 në Shqipëri, qeveria mori disa masa shtrënguese duke mbyllur shumë institucione e bizneseve. Të prekura nga këto urdhra ishin dhe gjykatat, të cilët prej fillim të marsit janë të mbyllura dhe nuk zhvillojnë gjyqe përveç atyre të masave të sigurisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhoma e avokatise koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 plani ekonomik per koronavirusin dhoma e avokatise koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 plani ekonomik per koronavirusin

Sondazh

Poll