Aktualitet

Arrestimi i Orgest Bilbilit, Ardi Veliu merr në mbrojtje efektivin e ‘Shqiponjave’: Iu drejtuara arma, ka bërë detyrën m

11 Prill 2020, 16:39 Nga DOSJA
Arrestimi i Orgest Bilbilit, Ardi Veliu merr në mbrojtje efektivin e

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka treguar detaje për arrestimin e Orgest Bilbilit, i cili gjatë neutralizimit u plagos nga një efektiv policie. Në një lidhje direkte me emisionin “Kjo Jave”, Veliu u shpreh se punonjësi i policisë ka treguar profesionalizëm dhe iu drejtua arma.

Më tej drejtori i Policisë tha se efektivi ka bërë detyrën dhe ka vepruar brenda të gjithë protokollëve gjatë arrestimit të Bilbilit.

Punonjësit e policisë kanë mision dhe detyrë që në cdo kohë që ballagaqohen me element krimi të bëjnë gjetjen dhe kapjen e tyre. Punonjësi në këtë rast bëri detyrën, kishte përballë një person të armatosur që madje që i drejtoi armën. Ai u tregua si profesionist, reagoi më shpejt. Në këtë situatë fatkeqësisht patëm një person të dëmtuar, i kërkuam falje, e takuam në spital. Është një ngjarje që që nuk duhet të ndodhte, por punonjësi i policisë ka qënë brenda të gjitha protokolleve që përcakton përdorimi i armës së zjarrit në kushtet e vetëmbrojtjes”, u shrpeh kreu i Policisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu arrestohet orgest bilbili orgest bilbili ardi veliu arrestohet orgest bilbili orgest bilbili

Sondazh

Poll