Aktualitet

Policët e infektuar më COVID-19, Ardi Veliu jep detaje: 3 janë shëruar, 5 të tjerët ndodhen ende në spital

11 Prill 2020, 16:30 Nga DOSJA
Policët e infektuar më COVID-19, Ardi Veliu jep detaje: 3 janë

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka folur për situatën e COVID-19 në Shqipëri dhe për efektivët e infektuar. Në një lidhje direkte me emisionin “Kjo Javë”, Veliu tha se 3 policë janë shëruar, ndërsa 5 të tjerët po fvijojnë kurimin në spital.

Po ashtu drejtori i Policisë tha se  efektivët e tjerë që kanë pasur kontakte me kolegët e infektuar janë vetëizoluar në banesa, pasi nuk kanë shenja të virusit.

Është e vërtetë që janë 8 punonjës policie të prekur drejtpërdrejt. 3 janë shëruar, kanë kaluar gjendjen në spital dhe kanë dalë janë në banesat e tyre. Pjesa tjetër të shtruar në spital. Janë vetëkarantinuar ata që kanë pasur kontakte. Kemi dhënë porositë e herëpashershme.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë qenë më korrektë dhe nuk ishin se u ballafaquan me këtë qysh në muajin janar janë pajisur me maska dhe doreza. Bënin kontrollin e qytetarëve që shfrytëzonin vendkalime. Të infektuar ka dhe tek Drejtoria Vendore e Tiranës dhe reparti i ndërhyrjes së shpejtë”, u shpreh Ardi Veliu.

Policët e infketuar janë të Drejtorisë së Tiranës dhe të Komisaritartit të Vorës. Vetëm pak ditë më parë u zbulua lajmi që mes të infektuarve kishte dhe efektivë të policisë, i cili më pas u konfirmua dhe nga Ministria e Shëndetësisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu masat kunder covid 19 policet e infektuar ardi veliu masat kunder covid 19 policet e infektuar

Sondazh

Poll