Bota

Policia gjen orangutangun e droguar në bagazhet e turistit rus, e donte për kafshë shtëpiake

23 Mars 2019, 17:07 Nga DOSJA
Policia gjen orangutangun e droguar në bagazhet e turistit rus, e donte

Një turist rus që po përpiqej të kontrabandonte një orangutan të droguar nga Indonezia në valixhen e tij, për ta sjellë në shtëpi dhe për të mbajtur si një kafshë shtëpiake, është arrestuar në Bali, njoftoi policia të shtunën.

Andrei Zhestkov u arrestua në aeroportin e Denpasarit të premten, duke kaluar nëpër kontrollin e sigurisë përpara një fluturimi të planifikuar për në Rusi.

Oficerët e ndalën dhe hapën bagazhet e tij për të gjetur një orangutang dyvjeçar që flinte brenda një shporte.

Ne besojmë se orangutani ishte ushqyer me pilula alergjie që e bënin atë të flinte. Ne gjetëm pilulat brenda valixhe.

Zhestkov dukej i përgatitur, sikur po transportonte një fëmijë.

Policia gjithashtu gjeti 7 zhapikë të rrallë brenda në valixhe.

Zhestkov u tha autoriteteve se speciet e mbrojtura iu dhuruan nga miku e tij, një turist tjetër rus që e bleu majmunin për $ 3,000 nga një treg në rrugë në Java.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bali kontrabandë3 orangutang turist rus bali kontrabandë3 orangutang turist rus

Sondazh

Poll